HomeKRYESORERekordi fantastik i Harry Kane, kalon legjendën Del Piero

Rekordi fantastik i Harry Kane, kalon legjendën Del Piero

Harry Kane po kalon momentin më të bukur në karrierë. Bomberi anglez po kthen në gola çdo top që prek me Tottenham dhe me Anglinë. 26-vjeçari shënoi golin e katërt në fitoren 4-2 kundër Olympiacos. Një rrjetë historike kjo për kapitenin e ekipit të Mourinhos.

Ky ishhte goli i 20-të i Kane në Champions League. Sulmuesi i Tottenham ka vendosur një rekord në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, teksa ka kaluar një legjendë si Alessandro Del Piero.

Ish-kapiteni i Juventusit kishte arritur shifrën e 20 golave në Champions në 26 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Harry Kane ia ka dalë të arrijë këtë shifër për dy ndeshje më pak, saktësisht 20 gola në vetëm 24 ndeshje. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments