Një gjë e rrallë dhe shumë e bukur ka ndodhur sot në Serinë B. Luhej ndeshja Specia-Benevento, që përfundoi me rezultatin 3-1 për ekipin vendas. Deri këtu asgjë e veçantë, ky trepikësh e ngjit Specian në vendin e dhjetë me 16 pikë, një më pak se Benevento.
Kjo ndeshje ka vënë përballë tyre dy vëllezërit Riçi, më saktë dy binjakë. Të dy kanë lindur në 27 maj të vitit 1994, Mateo luan me Specian në rolin e mesfushorit, ndërsa Federiko luan me Beneventon, në po të njëjtin rol. Si mund të ndodhte ndryshe? Janë binjakë!
Mateo, i vogli, le ta quajmë kështu pasi është vetëm 3 cm më i shkurtër së Federiko, shënoi në minutën e 24, duke dyfishuar rezultatin për Specian, që kishte shënuar më parë golin e avantazhit. Por, Mateo mendon ndryshe. Ai shënon golin e Beneventos dy minuta përpara fundit të pjesës së parë, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë gjysmës tjetër të tij./sport-ekspres/