Gareth Bale është rikthyer në një pikë diskutimi në Spanjë pasi lojtari ka vendosur të marrë pjesë në miqësoren e Përfaqësueses së Uellsit ndaj Shqipërisë.

29-vjeçari do të udhëtojë 4,052 kilometra Cardiff-Tiranë-Madrid, brenda pak ditëve.

Bale nëpërmjet një postimi në Twitter ka konfirmuar paraqitjen në miqësoren e Elbasanit, ku ka shkruar: “Vazhdojmë prapë të martën”.

Sipas mediave në Spanjë kjo nuk i ka pëlqyer aspak Realit, të cilët shpresonin se anësori i tyre do të kthehej në Madrid dhe do fillonte stërvitjet nga dita e hënë.

Garth Bele që në vitet e fundit është përballur më shumë lëndime dhe në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigos kishte ndjerë dhimbje në gjurin e tij, kjo ka bërë që Reali të frikësohet dhe ta shikojë si të panevojshme pjesëmarrjen e tij në një miqësore.

Por, Bale përkundë kësaj ka vendosur të udhëtojë me përfaqësuesen e tij drejt Shqipërisë për miqësoren e së martës nga ora 20:00.

29-vjeçari luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Danimarkës, përkund golit të tij Uellsi humbi në fund 1-2 në Ligën e Kombeve.