Kundërshtari i Vllaznisë në ndeshjen që do luajnë sot për javën e 11-të të Superligës do jetë Teuta. Durrsakët nuk vijnë në momentin e tyre më të mirë, ku kanë ndërruar trajnerin dhe rezultatet nuk kanë qenë në pritshmëritë e duhura. Prandaj që sonte ata do përpiqen që të bëjnë kthesën.
Trajneri Arapi duket se do bëjë ndryshime në formacionin titullar. Ku pezullimi i Aleksit dhe dëmtimi i Todorovskit e detyrojnë durrsakun të mos qëndrojë besnik i formacionit të ish-trajnerit Martini. Kështu në portë pritet i zakonshmi Pano Qirko.
Mbrojtja me katër ku Todorovksin e dëmtuar pritet ta zëvendësojë Idrizaj. Qendra e repartit defensiv pritet të përbëhet nga dyshja Selmani-Ivanovic, e ndërsa repartin e kompleton në të majtë Jackson. Në mesfushë vendin e Aleksit pritet ta zërë Daja. Krah të cilit do jenë edhe Akuah dhe Kallaku.
Në sulm përveç dyshes Emiliano dhe Lorenco Vila pritet edhe sulmuesi Gorgiev. Kjo pritet të jetë edhe 11-tshja titullare e trajnerit Renato Arapi i cili bën edhe debutimin e tij si trajner në karrierën e tij kundër Vllaznisë sonte në “Elbasan Arena”.
Endri ÇINARI