Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, është një nga më të mirët në Itali. Lacialët kanë shumë besim tek ai dhe trajneri Inzaghi e ka ndër futbollistët e preferuar.
Në renditjen e “gardianëve” që kanë më shumë sfida pa pësuar, Strakosha renditet i shtati me 10 ndeshje pa pësuar në 35 takime.
Portieri më i mirë i Italisë, bazuar në numrin e ndeshjeve pa pësuar, është Handanovic i Interit me 17 ndeshje pa pësuar në 38 takime, Sirigu i Torinos i dyti me 15 ndeshje pa pësuar në 36 ndeshje. Donnarumma renditet i treti me 13 ndeshje, në 36 sfida.