Ndeshjet e të dielës në Kategorinë Superiore kanë sjellë rezultate që hapin diskutimet në çdo skaj të klasifikimit, pasi çdo gjë është në diskutim dhe nuk ka më “arrati”.
Suksesi i Vllaznisë ndaj Tiranës ka bërë që të ngushtohet diferenca e kuqebluve ndaj bardhebluve, të cilët janë tashmë vetëm 3 pikë larg tyre. Një rezultat që i jep përsëri shpresë edhe Partizanit, apo edhe skuadrave të tjera që ndjekin më mbrapa.
Ndërkaq, Erzeni është ngjitur përkohësisht në vendin e tretë me barazimin ndaj Teutës në derbi, duke mos lejuar këtë të fundit që të shkëputet më shumë nga zona e ftohtë dhe t’i bashkohet ndoshta grupit të skuadrave që luftojnë për Europën. Gjithçka duket e hapur në këto momente dhe rezultatet javë pas jave pritet të sjellin përmbysje të tjera.
JAVA 21
E shtunë
Laçi-Egnatia 0-1
Kukësi-Kastrioti 1-0
E diel
Tirana-Vllaznia 0-1
Erzeni-Teuta 1-1
E hënë
Bylis-Partizani 13:00