Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERenditja e Superiores/ Vllaznia e mbyll në vendin e katërt dhe -8...

Renditja e Superiores/ Vllaznia e mbyll në vendin e katërt dhe -8 nga kreu

ava e 15 ishte e fundit për këtë vit kalendarik me skuadrat pretendente që u përballën me njëra tjetrën në rrugën për titullin kampion.

E enjtja në kampionat rezervonte tre ndeshje mjaft interesante. Engatia i dha fund krizës, ku mundi në transfertë Teutën me rezultatin 1-2. Ironia qëndron se ish-lojtari i durrsakëve Artur Magani shënoi dy gola duke i dhënë fitoren rrogozhinasve.

Vllaznia-Kukësi ishte një duel direkt mes pretendentëve, ku skuadrat u ndalën në një barazim 1-1. Protagonist në këtë sfidë ishin portierët e të dyja skuadrave. Shkodranët nuk arritën të afroheshin me kreun, por gjithsesi mbeten në garë për titull.

Në darkë ishte qershia mbi tortë. Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana kishte gjithçka brenda. Adrenalinë, penallti të ekzekutuara për së dyti. Tirana triumfoi në minutën e 100 dhe shkëputet me 5 pikë nga vendi i dytë.

Skuadra që përfitoi më shumë ishte Tirana sepse dueli direkt i rivalëve të saj përfundoi në barazim duke bërë që bardheblutë të vazhdojnë shkëputjen në vendin e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments