Tirana fiton atë që padyshim është derbi më i gjatë me 102 minuta lojë pas shtesave të panumërta si pasojë e ndërprerjeve të vazhdueshme. Një derbi që është vendosur me një gol në minutën e 100-të, duke i dhënë bardhebluve shtysën drejt titullit kampion.

Sfida e sotme ka qenë mjaft emocionuese, edhe pse ndërprerjet e vazhdueshme për situata në tribuna e ndaluan disi spektaklin në fushën e lojës dhe atë që mund të prodhonin ekipet.

Tirana kaloi në avantazh dhe pastaj i lëshoi pak terren Partizanit. Të kuqtë konfirmuan vështirësitë në fazën ofensive dhe për të gjetur barazimin iu desh një penallti, për më tepër e përsëritur, e Stenio Zhunior.

Por Tirana reagoi, insistoi dhe në shtesën prej 12 minutash gjeti edhe hapësirën për të gjetur golin e fitores me Xhixhën.

PARTIZANI-TIRANA 1-2

86′ (p) Zhunior / 27′ Përgjoni, 90’+10’ Xhixha