Është mbyllur java e nëntë në kampionatin shqiptar me dy ndeshje shumë emocionuese. Dinamo-Egnatia dhe Kukësi-Tirana ishin sfidat që përmbyllën javën në ‘Abissnet Superiore’.
Dinamo dhe Egnatia u ndalën në një barazim 1-1. Vendasit nuk arritën që të fitonin dhe mbeten përsëri në vendin e 7 me 10 pikë të grumbulluara, vetëm 1 më pak se Egnatia.
Kukësi-Tirana ishte kryesfida e javës me skuadrën e Longos që arriti të fitonte në minutat e fundit me gol të Bashës. Tirana që ndodhej në vendin e parë, humbi mundësinë që të shkëputej më shumë nga rivalët dhe tani e sheh veten vetëm 3 pikë mbi Kukësin e vendit të dytë.
Me këtë fitore kuksianët shkojnë në kuotën e 17 pikëve. Gara për titullin kampion u rihap dhe mbetet për t’u parë se si do të vijojnë ngjarjet në fazën e dytë që nis në javën e ardhshme.
Rezultatet e ditës së sotme
DINAMO 1-1 EGNATIA
Ibraimi (p) 34′ / Telushi (p) 8′
KUKËSI-TIRANA 2-1
49′ Milunoviç, 88′ Basha / 82′ (p) Seferi
RENDITJA
1. Tirana 20
2. Kukesi 17
3. Vllaznia 13
4. Teuta 13
5. Laçi 12
6. Egnatia 11
7. Dinamo 10
8. Partizani 9
9. Skenderbeu 7
10. Kastrioti 5