U luajtën sot 5 sfidat e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Vllaznia e trajnerit Brdariç, vijon të mbetet e pamposhtur, duke kryesuar kampionatin me pikë të plota.
Nje nisje e shkelqyer e kampionatit prej kuqebluve te cilet po tregojne se sivjet do te jene krejt ndryshe dhe me te tjera objektiva.
Në ndjekje të shkodranëve në këto javët e para të kampionatit janë vënë Kastrioti dhe Teuta me 5 pikë.
Ndërkohë për sa i përket fundit të renditjes, tabela mbyllet nga nënkampionët e Kukësit, me vetëm 1 pikë në 3 ndeshje.