Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 13-të me dy duelet interesante të zhvilluara ditën e sotme ajo mes Vllaznisë-Egnatias dhe Tiranës-Kastrioti.
Ndeshja e parë ishte ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias ky rrogozhinasit fituan në “Loro Borici” me rezultatin 0-1. Rrogozhinasit përfituan nga një përgjumje e prapavijës shkodrane pas topit të humbur nga Boshnjaku para zonës për të shënuar me Fernandon. Ky i fundit shënoi edhe golin e dytë, por iu anulua nga VAR pas rishikimit të fillimit të aksionit të nisur me faull.
Skuadra e Duros ia doli t’i rezistonte sulmeve të shkodranëve në fund të sfidës dhe të mbyllte ndeshjen me një fitore minimale që e bashkon me skuadrat që luftojnë për zonën e Europës teksa lë pas pikërisht Vllazninë.
Ndërsa fundi i javës së 13-të kulmoi me fitoren e Tiranës ndaj Kastriotit. Sfida u zhbllokua shumë shpejt me Redon Xhixhën i cili humbi penalltinë, por topi iu kthye përsëri nga Deliu dhe ai e dërgoi në portën e boshatisur. Në minutën e 36’ Kallaku ia del të gjejë hapësirën nga e majta për të shënuar dhe dyfishuar shifrat. Në fund të pjesës së parë Patrik shënoi edhe të tretin duke mposhtur Salin. Ndërsa në minutën e 83′ Nikqi vulosi fitoren e Tiranës pas një dhuratë të Onanugës i cili e nxjerr të vetëm para Salit.
Kryeqytetasit arritën të fitojnë me rezultatin 3-0 teksa rimarrin kreun e kampionatit dhe zbresin në vendin e dytë Partizanin.
Pas përfundimit të javës së 13-te renditja kryesohet nga Tirana me 25 pikë e ndjekur nga Partizani me 23 pikë. Në vendin e tretë renditet Egnatia me 21 pikë, po aq ka edhe Vllaznia e vendit të katërt. Ndërkohë fundi i tabelës mbyllet me Teutën me 11 pikë.
Renditja:
1. Tirana 25
2. Partizani 23
3. Egnatia 21
4. Erzeni 21
5. Vllaznia 19
6. Laçi 17
7. Kastrioti `5
8. Kukesi 12
9. Bylis 12
10. Teuta 11