Tirana arrinë të marrë një fitore të lehtë ndaj Kastrioti. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiore, u mbyll me shifrat 4-0 në favor të bardhebluve. Me 3-pikëshin e sotëm Tirana merr kryesim duke u shkëputur me një diferencë prej 2 pikësh ndaj Partizanit.

Golat e takimit u realizuan nga Xhixha, Kallaku, Patrick dhe Nikqi. Fati i ndeshjes u vulos që në 45 minutat e para ku Tirana arriti ta mbyllte me shifrat 3-0. Portieri Sali ishte në shënjestër të një mori goditjesh nga bardheblutë. Pritjet e tij arritën të shmangin goleadën e Tiranës.

TIRANA-KASTRIOTI 4-0

14′ Xhixha, 36′ Kallaku, 45′ Patrik, 83′ Nikqi

Tirana: Bekaj; Ismajlgeci, Behiratche, Najdovski, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Kallaku; Hasani, Patrick, Xhixha. Trajner: Orges Shehi

Kastrioti: Sali, A. Selmani, Karakaçi, Greca, Kaçinari, Hasani, S. Selmani, Arapi, Kodra, Prenkocevic, Stojanovic. Trajner: Emiljano Çela