Është mbyllur java e 9-të e Superiores. Derbi Dinamo-Partizani u mbyll me fitoren 2-0 të bluve ndërsa Elbasani fitoi në transfertën e Tiranës me shifrat 3-1. Më herët u luajt edhe dueli mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, ku vlonjatët triumfuan me rezultatin minimal 1-0.
Ditën e djeshme, Egnatia fitoi përballë Teutës ndërsa Bylisi mundi në Ballsh Vorën. Ne kete menyre eshte mbyllur faza e pare e kampionatit dhe Vllaznia eshte ne krye, por nderkohe tashme diferenca e saj me ndjekeset eshte ngushtuar ndjeshem.
Kuqeblute kane aktualisht 19 pike pas fazes se pare te kampionatit, ndersa Egnatia e vendit te dye ka 18 pike, ndersa Elbasani e Dinamo ndajne vendin e trete dhe te katert me te njejten kuote pikesh, nga 17 pike secila.
Dy javet e ardhshme do te jene percaktuese per kreun sepse siç dihet te henen Vllaznia do te luaje ne Rrogozhine ndaj Egnatias dhe nje jave me pase do te pres ne Shkoder Dinamon.








