Kategoria Superiore e ka ndalur hovin, me Covid-19 që ka paralizuar sportin dhe aktivitetin normal në mbarë botën. Ende pa një datë nisjeje, Kategoria Superiore e futbollit shqiptar ka zhvilluar 26 nga 36 javët e sezonit 2019-2020.
Pas këtyre takimeve, kryeson Tirana me 53 pikë, ndjekur nga Kukësi me 9 më pak. Nëse shohim ndeshjet në shtëpi dhe ato në transfertë, bardheblutë e drejtuar nga Egbo qëndrojnë sërish në krye. Me 14 ndeshje në shtëpi, 24 herë kampionët grumbullojnë 30 pikë me golavarazh +16, ndërsa në transfertë grumbullojnë 23 pikë në 12 ndeshje.
Në ndeshjet brenda, Teuta dhe Skënderbeu kanë bërë mirë, teksa kanë grumbulluar 29 pikë në 14 ndeshje. Partizani duket se vuan brenda, me 12 ndeshje të zhvilluara në shtëpi, nga të cilat ka siguruar 22 pikë. Në ndeshjet jashtë, Kukësi dhe Vllaznia renditen pas Tiranës, me shkodranët që kanë bërë më mirë në transfertë sesa në “Loro Boriçi”./newsport/
Renditja e ndeshjeve në shtëpi