Pas një mungese të gjatë me skuadrën e Napolit, Hysajt iu dha një fanellë titullari në ndeshjen përballë Torinos. Kapiteni i Kombëtares, nuk ka qenë shumë me fat, duke qenë se është larguar nga fusha e blertë që në minutën e 34 të takimit, aty ku në një kërcim në ajër, e ka “tradhtuar” kundërshtari.
Ansaldi nuk ka kërcyer por është përkulur duke i humbur ekuilibrin mbrojtësit shqiptar, i cili ka rënë shumë keq, duke kthyer keq edhe qafën. Menjëherë në fushë është dashur ndërhyrja e stafit mjekësor që ka larguar me qafore dhe barelë mbrojtësin e Kombëtares, teksa vendin e tij në fushë e ka zënë Gulam.
Ndërkohë, mjekët e skuadrës së Napolit kanë qetësuar situatën duke qenë se fatmirësisht nuk flitet për një dëmtim serioz të mbrojtësit.
Ditët në vijim, do të bëhen edhe ekzaminime më të hollësishme, teksa duke parë mënyrën se si Hysaj ka rënë në tokë, mund të konsiderohet me fat që nuk ka pësuar dëmtim të rëndë. /vipSport/