Për një nga emrat më të shquar të shquar të atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare- pikërisht profesor Vildan Tufin, dita e sotme do të jetë e veçantë sepse ai mbush plot 75 vjeç.

Një përvjetor që e gjen atë më aktiv sesa kurrë dhe pavarësisht moshës, ai pretendon madje që të jetë i pranishëm edhe për herë të tretë në Olimpiadën e pas 5 viteve sepse pasioni dhe vitaliteti nuk kanë moshë për të.

Vildan Tufi ka lindur në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.

Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesmarrëse në Lojërat Olimpike në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare.

Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë që kampioni i madh i tretë është Izmir Smajlaj me të cilin arriti madje të shpallej edhe Kampion Europe. Sot ndërkohë, profesor Tufi vazhdon punën e tij plot pasion me të tjerë sportistë por sytë dhe vëmendjen kryesor i ka të përqendruar tek Erisa Rrasa, një sportiste 15 vjeçare që ka ndër mend ta bëjë edhe atë një kampione të madhe.

Sot është rasti vetëm për urime dhe gazeta “Shkodra Sport” i uron profesor Vildan Tufit ditëlindjen dhe po ashtu edhe një karrierë më të suksesshme edhe më tej.Jemi krenar me ty profesor, vazhdo më tej!
© shkodrasport.com