Mbrojtësi i djathtë maroken Ashraf Hakimi është njëri prej objektivave kryesorë të merkatos së verës për Juventusin.

Mediat italiane raportojnë se futbollisti i Real Madridit, i cili aktivizohet prej dy sezonesh me Borusia Dortmundin, është shënjestruar nga drejtori i klubit juventin Fabio Paratiçi si njëri prej lojtarëve të duhur për të kaluar gjatë verës në Torino.

Vetë Hakimi ka deklaruar se do të bisedojë në fund të sezonit me drejtuesit e Realit për të ardhmen e tij, pasi Zidan kërkon ta rikthejë në skuadër, por drejtuesit ende nuk i kanë ofruar një kontratë të re lojtarit.

Çelsi, PSG-ja dhe Juventusi janë 3 klubet që kanë shprehur interesim të hapur për 22-vjeçarin.