Vazhdon telenovela sa i përket të ardhmes së Marash Kumbullës që tashmë duket e sigurt se po luan sezonin e tij të fundit me klubin e Veronës. Mbrojtësi shkodran ka tërhequr vëmendjen e klubeve në të gjithë Europën, që janë gati të hapin anaknd për të gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi ka kërkuar kohë të mendohet, por në parim duket i ndarë mes Interit dhe Lacios. Megjithatë, së fundmi në Itali insistojnë se në garë është futur fuqimisht një emër i tretë, i cili është gati të bindë lojtarin t’i bashkohet një projekti ku do të ketë një rol qendror.

Fiorentina është skuadra e cila raportohet nga mediat italaine se po bën hapa konkretë kohët e fundit për të siguruar firmën e tij. Presidenti Roko Komiso, ka dhënë “OK” nga SHBA për të synuar blerjen e mbrojtësit dhe vjollcët po shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira që kanë me veronezët për të bërë të mundur lehtësimin e bisedimeve.

Ata i garanatojnë Kumbullës një rol protagonisti që në fillim të eksperiencës së tij në radhët e këtij klubi, ndryshe nga sa mund të jetë në skuadra si Inter e Lacio, që kanë pritshmëri shumë më të mëdha dhe aty do ta kishte më të vështirë të integrohej.

Komiso ka pranuar gjithashtu që të hapë portofolin për lojtarin dhe t’u përgjigjet kërkesave ekonomike të Veronës, pasi është i bindur që në rastin më të keq, do të arrijë ta shesë pas disa vitesh me një vlerë më të lartë. /vipsport.al/