Edhe diten e djeshme, Vllaznia vijoi me ritem maksimal stervitjen ne stadiumin “Loro Boriçi”. Seanca e djeshme stervitore nisi ne oren 10:30, siç ishte planifikuar, me lojtaret, te cilet si gjithmone zbarkuan ne fushe. Seanca nisi me ritem te ulet fillimisht, me nje vrapim rreth fushes, por me pas me pasime me shume levizje mes njeri-tjetrit, me trajnerin Josa, qe mundohet t’i udhezoje per gjithçka deri ne detaje.

Pas pak minutash nxehmjeje, freret e stervitjes i merr ne dore pergatitesi atletik, bullgari Tzokov, i cili e rriti ritmin dhe ngarkesen e seances, duke u dhene lojtareve ushtrime fizike dhe te shpejta. Pas “zborit” te pergatitesit atletik, Josa nisi menjehere taktiken e ndeshjes me Egnatian, qe do te luhet sot ne “Loro Boriçi” ne oren 17:00, ndoshta me nje prani me te madhe te tifozeve.

Trajneri i kuqebluve eshte “maniak” i saktesise ne pasime dhe gjate gjithe seances, ka kerkuar sa me shume shpejtesi dhe kujdes ne loje. Trajneri Josa e ndau shpejt skuadren ne dy grupe, me titullaret dhe rezervat dhe nuk e ndryshoi deri ne fund te saj. Disa minuta te mira, ekipi u perqendrua te menyra e daljes ne sulm, ku u kerkua sa me shume shpejtesi veprimesh, por edhe te menyra per te neutralizuar kundersulmet e kundershtareve.

Kishte momente kur lojtare te caktuar nuk vepronin sipas udhezimeve dhe Josa kujdesej te ndalte lojen dhe t’i udhezonte. Madje, ne nje moment me Latifin dhe Jonuzin, trajneri Josa u ndal gjate te shpjegonte gabimin qe bene mesfushoret ne nje zone te rrezikshme, qe pastaj mund te krijonte hapesira ne prapavije.

Stervitja e djeshme e portiereve nen drejtimin e trajnerit Ideal Lekiqi, ishte mjaft argetuese. Nje tollumbace e madhe apo top mjekesor, siç quhet ne gjuhen e palestres, u ishte shtuar mjeteve te stervitjes se portiereve. Trajneri Lekiqi e perdorte tollumbacen per te devijuar drejtimin e topit dhe per t’ia bere sa me te veshtire Zogoviçit, Qarrit dhe Shkozes evitimin e golit. Ne fund te stervitjes, Zogoviç vendosi ta kete porten e tij perballe, pra te luaje rolin e sulmuesit.

Gardiani i Vllaznise tregoi aftesi te jashtezakonshme ne finalizim. Krosimet e Lekiqit, Zogoviç i stampoi ne rrjete ne menyrat me te ndryshme, pa gabuar thuajse asnje, teksa me te shumta ishin finalizimet me roveshate dhe gjysmeroveshate. Nese sheh aftesite finalizuese te Zogoviç, te ben çudi perse luan portier, ku gjithsesi ka shkelqyer ne dy sezone te Vllaznia.

Dje ishin te pranishem te gjithe lojtaret, perfshire edhe Fahrudin Gjurgjeviç, i cili po vuan nje demtim te ndeshjeve te fundit. Sulmuesi maqedonas dhe kapiteni Gurishta do te jene dy mungesat e vetme te Vllaznise per ndeshjen e sotme ndaj Egnatias.

Keshtu, kjo ishte e gjithe seanca stervitore e Vllaznise nje dite para ndeshjes me Egnatian, me ekipin shkodran qe tashme eshte nen drejtimin e trajnerit te ri, Mirel Josa.
Maringlen ZHIVANI