Dinamo tashmë ka nisur një projekt të ri. Blutë kanë bërë shumë ndryshime dhe tashmë kërkojnë që të jenë protagonistë këtë sezon në Superiore.

Nga ky projekti i ri, janë “zhdukur” dy lojtarë. As në duelin me Tiranën dy lojtarët nuk gjendeshin në listën e skuadrës. Bëhet fjalë për Luca Krosta dhe David Ivan.

Futbollistët nuk kanë kaluar dot “provimin” e Di Biagios dhe në këto kushte nuk llogaritet më nga italiani. Ende nuk ka asnjë konfirmim nga palët.

Në listën e largimeve është edhe Redon Danaj, ndërsa “skarcimeve” duke se u kanë shëpëtuar Ali Samake dhe Erisildo Smaçi. Të dy këto të fundit do të largoheshin pasi nuk shiheshin të rëndësishëm nga trajneri i Bluve, por duket se gjërat kanë ndryshuar,pasi lojtarët ishin të grumbulluar për sfidën me bardheblutë.