Duket se viti 2022 nuk është ndër më të mirët për Rexhainaldon, Sulmuesi i Dinamos, pasi zhgënjeu në përfaqësimin e tij me klubin blu në pjesën e dytë të sezonit duke parë skuadrën të binte në Kategorinë e Parë, duket se është i pafat edhe me ekipin kombëtar të Mozambikut.
Sot skuadra e tij luante në shtëpi ndeshjen e parë të grupit kualifikues të Kupës së Kombeve të Afrikës, ndaj Ruandës në radhët e të cilës luante titullar ish-sulmuesi i Tiranës, Medi Kagere.
Rexhinaldo hyri në fushën e lojës vetëm në minutën e 66 të sfidës, por nuk ia doli që të tundte rrjetën.
Sfida u mbyll në barazim 1-1 dhe sigurisht që nuk ia bën të lehtë rrugëtimin dy skuadrave, pasi në grupin e tyre kualifikues është edhe një superfuqi si Senegali, si dhe Benini. Vetëm dy skuadrat e para në grup mund të kualifikohen në Kupën e Kombeve të Afrikës.