Andi Ribaj foli pas triumfit 1 me 0 që Flamurtari arriti në shtëpi ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, tekniku i përkohshëm i kuqezinjve, ndër të tjera deklaroi:
“Ky 3 pikësh na jep besim për vazhdimësinë, e marrim kundër ekipit të vendit të parë, që është ekipi më i mirë i momentit në Superiore. Siç kemi fituar me Vllazninë, kemi fituar edhe me Egnatian, kemi marrë pikë me Dinamon, kemi bërë gjithmonë maksimumin. Është fundi i kampionatit, çunat kanë dhënë maksimumin, jemi të gëzuar për 3 pikët dhe kaq.
Vllaznia fazën e sulmuese e ka shumë të mirë dhe shumë të fortë, u detyruam të kalonim Trashin më në qendër, nga krahët patëm probleme në ato minuta. I thamë lojtarëve ta mbanim topin, ta qarkullonim. Detyrohet vetë ekipi të ulet, për të marrë 3 pikët që të japin qetësi.
Presioni i pikëve sjell tërheqje. Me Maksutin dhe Bolzan duhet ti kishim kapur, por nuk patëm besimin e duhur për t’i goditur. Nga zbritja në bllok të ulët, ekipi mund të futet në presion dhe mund të pësojë. Djemtë ia dolën dhe i falenderoj.
Edhe Elbasani ka një ekip shumë të fortë, janë pragmatistë. Ne do të bëjmë maksimumin. Do të punojmë gjatë javës për problematikat dhe për të marrë maksimumin. Dhe ne jemi të fortë aktualisht, kemi qenë edhe më përpara, por ka pasur disa gjëra, që duhen rikuperuar dhe ne ia dolëm.
Nuk e di a do të jem trajner i Flamurtarit deri në fund, ka drejtues, mund t’i pyesni drejtuesit. Po stërvit ekipin, nuk di asgjë. Të vijë drejtori dhe mund të shpjegoj më shumë”, u shpreh Ribaj.


