Periudhe “karantine” por tifozet shkodrane mungesen e ndeshjeve aktuale po e kompesojne duke shijuar emocione te medha nga disa sfida te meparshme te skuadres se tyre.

Kjo fale RTSH Sport i cili po rikthen emocionet e shume sfidave te rendesishme te viteve me pare, si te kombetares ashtu edhe te klubeve tona ne Kupat e Europes.

Dhe pas ndeshjes se transmetuar diten e djeshme, asaj Vllaznia- Gallatasaraj, mesohet se neser ne oren 13.00 do te jete nje tjeter sfide shume interesante, ajo ndaj Rejkjavik, e cila u pat fituar nga ekipi shkodran me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga Klodian Duro.

Njoftimin per kete e ka bere vete klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare pak minuta me pare kur shkruan:

“Nesër në orën 13.15 tifozët e Vllaznisë do të mund të përjetojnê në ekranin e RTSH SPORT sërish emocionet e një ndeshje të madhe të skuadrês tonê. Atë Vllaznia- Reykjavik e luajtur më 18.07.2001 në stadiumin “Qemal Stafa”., ndeshje kjo e vlefshme pë “Uefa Champions League”.