Pas dy mbrëmjeve të Champions League, sot rikthehet kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Europë, Liga e Europës. Pjesë e këtij kompeticioni janë edhe shumë klube që në përbërjen e tyre kanë futbollistë shqiptarë dhe që sot pritet të jenë në fushë.

Kështu, i pari që do të zbresë në fushë është Lirim Kastrati me Dinamo Zagreb, ndërsa më pas radhën e ka Marash Kumbulla me Romën teksa edhe sot mbrojtësi pritet të jetë titullar së bashku me Ibanjez dhe Smolling.

Sakaq, në fushë pritet të jetë edhe Elseid Hysaj me Napolin e tij që do të kërkojë pikët e para ndaj Real Sociedad në transfertë, skuadër në të cilën bën pjesë edhe Adnan Januzaj.

Një ndeshje në transfertë në Spanjë, do të ketë edhe Enea Mihaj i cili me PAOK luan ndaj Granadës. /VipSport/