Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORTE TE TJERARikthehet hendbolli në Shkodër. Vllaznia merr pjesë në kampionat

Rikthehet hendbolli në Shkodër. Vllaznia merr pjesë në kampionat

Pas dy vitesh ndërprerje, sot ka rinisur sërish kampionati kombëtar i hendbollit. Këtë herë me pjesmarrjen e katër ekipeve, pikërisht Vllaznisë, Elbasanit, Tiranës dhe Flamurtarit. Java  e parë ka dhuruar sfidën e parë, atë në mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Kjo ndeshje është zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është shoqëruar me mjaft rivalitet por në fund kanë qenë miqtë ata që kanë fituar me rezultatin e ngushtë 24-23.

Pavarësisht humbjes, trajneri i ekipit shkodran Artan Durraj që është njëkohësisht edhe lojtar, është shprehur i kënaqur për rikthimin e këtij sporti sërish në Shkodër dhe ka shprehur besim se e ardhmja e tij do të jetë më e mirë. Në këtë mënyrë, hendbolli në Shqipëri dhe në Shkodër rikthehet të luajë sërish. Një sport i dashur për rininë dhe natyrisht që duhet zhvilluar, për më tepër që në ditët e ardhshme ka premisa edhe për ndryshime të tjera pozitive pas zgjedhjeve që pritet të bëhen në Federatën e këtij sporti.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments