Të premten, Teuta do të luajë në transfertë kundër Kastriotit në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Kjo sfidë e programuar për t’u zhvilluar në orën 13:00, pritet të vendosë shumë për fatet e dy ekipeve.

Klima në skuadrën e Edi Martinit është mjaft pozitive. Synimi është që të sigurohet fillimisht mbijetesa dhe më pas për të shpresuar, pse jo, një vend në Europë. Për transfertë krutane rikthehet Ildi Gruda që ka shlyer pezullimin prej plotësimit të numrit të kartonëve.

Sulmuesi shkodran po kalon nje forme shume te mire sportive dhe shikohet si pike referimi per sulmin e Teuten. Kuptohet qe edhe vete Gruda po kerkon ta shfrytezoje sa me mire kete moment sepse eshte viti i fundit i kontrates dhe sigurisht qe kerkon te shohe per ndonje oferte jashte vendit.

Ndërkaq, Kotobelli dhe Gjinollari do të jenë dy mungesat e vetme për “Djemtë e Detit”. Pas emërimit të Edi Martinit në krye të skuadrës, durrsakët kanë ndryshuar si me magji. Jo vetëm rezultate pozitive, por edhe futbolli i prodhuar në fushë po lë përshtypje të mira.

Tek Teuta kane qene te pakenaqur per barazimin e arritur ndaj Vllaznise sepse mendojne se meritonin me teper dhe tashme do te kerkojne te rikuperojne gjithçka ne ndeshjen e rradhes ne transferte ndaj Kastriotit.