Gramozi në Kategorinë e Dytë do të ketë mbështetje nga një sponsor i ri. Kolonjarët kanë gjetur akordin me dy grupe të mëdha biznesi në Shqipëri dhe jashtë vendit, për të ndihmuar nga ana financiare skuadrën.
Rumming Group dhe Rcon do jenë sponsorët e Gramozit, që kërkojnë të bëjnë paraqitje të mira në Kategorinë e Dytë.
Të drejtuar nga Ilir Qirjako, kolonjarët kanë kthyer ngjyrën e kuqe karakteristike në fanellë.
Kujtojmë se pas sezonit 2009-10 kur Gramozi luajti në Superligë dhe zhvilloi ndeshjen miqësore me Realin e Madridit në “Qemal Stafa”, skuadra ka pësuar rënie të vazhdueshme në rezultate./newsport/