Sot në orën 13:00 e gjithë Kategoria e Parë në fushë. Do të luhen ndeshjet e para të vitit 2023 për nivelin e dytë të futbollit në Shqipëri. Të 7-ta përballjet paraqesin interes të shtuar pasi si lufta për kreun ashtu dhe ajo e rrëzimit kanë hyrë në fazë vendimtare.
Besëlidhja- Korabi dhe Apolonia- Flamurtari dy ndeshjet kryesore të ditës. Kampionati kryesohet nga Dinamo me 24 pikë. Ndjekin respektivisht Flamurtari, Korabi dhe Skënderbeu me nga 22, 21 dhe 20 pikë.
Fundi i takon Besëlidhjes (10), Turbinës (11), Orikut (11) dhe Burrelit (11). Golashënuesit pas 12 javëve janë Taulant Marku (Dinamo) dhe Albers Keko (Korabi) me nga 9 gola.
Java e 13-të, Kategoria e Parë:
13:00
Dinamo- Luzi 2008
Skënderbeu- Lushnja
Apolonia- Flamurtari
Besëlidhja-Korabi
Burreli-Besa
Oriku- Tërbuni
Tomori-Turbina