Vllaznia kaloi një moment të turbull në fundjavë, teksa humbjet e njëpasnjëshme dhe lëshimi i kreut të klasifikimit, kulmuan me shkarkimin dhe më pas rikthimin e trajnerit Thomas Brdaric. Duket se drejtuesit I kanë lënë pas pakënaqësitë, duke zbritur vetë në fushë.
Stërvitja e djeshme e shkodranëve pa në fushë edhe sponsorin Alban Xhaferi, që nën shoqërinë e Drejtorit Sportiv Matko Djarmati ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë ekipit.
Dukshëm për të treguar përkrahjen e tij, Xhaferi nuk I është ndarë përgatitjeve edhe pse në distancë. Në fushë për Brdaric ishte edhe Isaevski, që pritet të jetë gati nesër në përballjen me Korabin për Kupën e Shqipërisë në “Loro Boriçi”.
Mungesa e ketij lojtari por edhe e Markut kane patur ndikimin e vet ne lojen e Vlalznise sepse jane dy lojtare te rendesishem per te dhe me rikthimin e tyre gjerat pritet te jene me mire edhe per stafin teknik.