Nga Andi GJURGJEJ

Neser skuadra e Vllaznise do prese ne fushen e vet ekipin e Korabit ne ndeshjen e cila do luhet ne oren 16:00 ne kuader te turit cerekfinal te Kupes se Shqiperise dhe ne kete perballje Vllaznia do kerkoje te arrije fitoren.

Gjithashtu kualifikimin per ne turin tjeter te evenimentit numer 2 me te rendesishem ne Shqiperi, edhe pse nuk do jete e lehte per vete faktin se me pare Korabi ka eliminuar Tiranen dhe per kete ekipi dibran ka marre vleresimin e duhur.

Por nje fitore e mundshme ndaj dibraneve do jete pozitive per vazhdimesine ? Padyshim qe nje fitore dhe per me teper nje kualifikim i mundshem do i bente mire Vllaznise sepse do i ngrinte moralin dhe besimin ekipit per te bere me mire dhe per t’u permiresuar ne ndeshjet ne vijim.

Drejtuesit e klubit me ne krye Alban Xhaferin kane deklaruar se Vllaznia do synoje ne te dyja fronet si ne kampionat po ashtu dhe ne kupe, e ne kete sezon ekipi shkodran mund t’ia arrije. Presim e te shohim…