Skuadra e Vllaznise ndodhet ne Bosnje- Hercegovine duke zhvilluar fazen pergatitore, por ne Shkoder kane filluar te shtohen emocionet per dy perballjet e rradhes ndaj irlandezo- verioreve te Linfield.

Por nderkohe per te rritur edhe me shume atmosferen ne keto pragndeshje, vete klubi shkodran ka menduar te riktheje ne vemendje suksesin e para dy viteve ndaj Shiroki Brijeg dhe festen e madhe ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit per kete:

RIKTHIM NË KOHË…

15 korrik 2021

Vllaznia përmbys në shifrat 3-0 boshnjakët e Siroki Brijeg dhe kualifikohet në turin e dytë të “UEFA Europa Conference League”.Një fitore e shkëlqyer, në një ambjent të mrekullueshëm të krijuar nga tifozëria kuq e blu në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”!

Momenti për t’i përsëritur këto emocione po afron, shënojeni datën: 20 korrik 2023!