Fitorja e sotme 7-0 ndaj ekipit Tirana AS sigurisht qe ka gezuar te gjithe tek ekipi i KF Murlanit, por me se shumti nga te gjithe duket se eshte gezuar njera prej pjestareve te tij. Behet fjale per futbollisten e njekohesisht zevendestrajneren e ketij ekipi Paula Jaku.
Ajo ka shenuar sot golin e dyte te ndeshjes ne minuten e 27-te teksa ka kthyer ne gol nje 11-metersh te dhene per skuadren e saj. Por kenaqesia e golit nuk ka qene e vetmja.
Ajo me se shumti i eshte gezuar rikthimit pas 4 muajsh serish ne fushen e blerte. Hera e fundit qe ka luajtur ka qene 9 tetori i vitit te kaluar, pikerisht ne ndeshjen ndaj Atletik Klub ne te cilen u detyrua te largohej nga fusha per shkak te disa dhimbjeve qe ka ndjere ne gju.
Qe atehere, ajo ka bere te gjitha ekzaminimet e duhura dhe per fat ka rezultuar vetem zgjatje e ligamentit krocial dhe jo keputje, megjithate i eshte dashur koha e gjate per rikuperim dhe sot me ne fund zbriti serish ne fushen e lojes.
Por ky rikthim ka qene me gol dhe kjo e ka lumturuar edhe me shume ate. Nje gol qe vinte pas plot 9 muajsh. Hera e fundit qe kishte shenuar ka qene 9 maj i vitit te kaluar ne ndeshjen Juban Danja- Apolonia kur shenoi ne minuten e 78-te me 11-metersh.
Periudha e vuajtjeve per te duket se ka marre fund njehere e mire dhe jo me kot sot ka festuar shume pas golit te shenuar. Nje feste qe e ka ndare me babain e saj, presidentin e Juban Danjes- Ferdinand Jaku, i cili eshte njeriu qe i ka qendruar prane ne çdo moment dhe e ka inkurajuar per t’u rikthyer serish ne nivele te larta./SHKODRA-SPORT.COM/