Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERikthime me ‘peshë’ te Vllaznia, shkodranët kërkojnë triumfin edhe ndaj Kukësit

Rikthime me ‘peshë’ te Vllaznia, shkodranët kërkojnë triumfin edhe ndaj Kukësit

Vllaznia do të luajë nesër sfidën e javës së 6-të të Abissnet Superiore. Shkodranët pas fitores së thellë 6-3 ndaj Dinamos në “Loro Boriçi” kërkojnë suksesin e radhës e këtë herë sfidojnë Kukësin në transfertë.

Lajme të mira për trajnerin Brdariç për këtë ndeshje janë disa rikthime me “peshë” në skuadër.

Mevlan Adili ka shlyer pezullimin e kartonave dhe nesër pritet të zbresë në fushë kundër Kukësit.

Me ekipin është bashkuar edhe Da Silva, sulmuesi ka lënë pas dëmtimin dhe do të luajë disa minuta pasi trajneri Brdariç nuk dëshiron të rrezikojë shumë me lojtarin.

Mesfushori Heric i cili doli i dëmtuar nga ndeshja me Dinamon nuk ka asgjë serioze edhe ndaj Kukësit do të luajë si zakonisht nga minuta e parë./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments