Statistikat në këtë sezon të “Abissnet Superiore” po dhurojnë shumë surpriza, deri në javën e 18-të. Kështu ka ndodhur dhe në statistikat e rikuperimeve për skuadrat dhe lojtarët.

“Panorama Sport” ka siguruar platformën e statistikave dhe baza e të dhënave (WYSCOUT) ku gjendet gjithçka çfarë kanë prodhuar klubet e Superiores dhe individë të veçantë në 18 javët e luajtura deri tani.

Vllaznia është ekipi që kryeson listën në statistikat e rikuperimit të topit, e ndjekur nga Partizani. Ndërkohë, Ivanoviç i Teutës, është i pari për lojtarët, me një mesatare prej 13.26 rikuperimesh në 90 minuta.

Ky i fundit eshte i ndjekur nga Diagne i Vllaznise qe eshte i dyti ne renditjen e lojtareve qe rikuperojne me shume topa, nderkohe qe Gurishta eshte i katerti ndersa Krymi renditet i teti.