Lacio mbrëmë dështoi të ndalë Juventusin, duke u mundur 2-1 dhe i dha mundësi bardhezinjve të shkojnë drejt titullit të nëntë radhazi. Pas ndeshjes për “Sky Sport” foli trajneri i kryeqytetasve, Simone Inzagi. Ai u shpreh se në kushtet që ekipi është, duhet të gëzohen me pjesëmarrjen në Champions League. Inzagi nuk ka kritika për të tijët.

“I komplimentova djemtë pas ndeshjes sepse me të gjitha problemet që kemi pasur që nga bllokimi, për të ardhur këtu dhe për të luajtur me të vërtetë mirë ishte mbresëlënëse. Ne treguam karakter të shkëlqyer. Ne na mungon fati në këtë moment, pasi gjuajtja e Imobile goditi pjesën e jashtmë të shtyllës dhe doli jashtë, atëherë ne pësuam penallti për prekje të topit me dorë. Gjëja më e rëndësishme, të cilën duhet ta festojmë është rikthimi në Champions League pas 13 vitesh.

Zhbllokimi i ndeshjes erdhi nga një penallti. Është e vështirë të gjykosh nëse ishte. T’i besojmë arbitrave Orsato dhe Maxoleni. Në disa kënde duket më shumë në sqetull se në krah. Ata të dy e panë dhe morën atë vendim, kështu që asnjë ankesë. Unë zemërohem kur njerëzit kritikojnë këtë ekip, sepse ne kemi 14 pikë më shumë se sezonin e kaluar, fituam Superkupën dhe nuk kemi qenë në Champions League për më shumë se një dekadë”, përfundoi tekniku i Lacios. /vipsport/