Tirana është shpallur zyrtarisht kampione e Kategorisë Superiore. Bardheblutë me ndalesën e Kukësit siguruan matematikisht titullin kampion.
Tashmë skuadra e drejtuar nga Egbo do të luajë dy ndeshjet e fundit ndaj Laçit dhe Bylisit për formalitet, ndërsa drejtuesit kanë nisur nga puna për merkato.
Sipas asaj që raporton shtypi I shkruar, Tirana ka “piketuar” 3 lojtarët e parë për Champions League dhe ka kthyer sytë në Shkodër e Vlorë.
Mevlan Adili dhe Dajan Shehi po ndiqen me kujdes nga bardheblutë, por ashtu edhe talenti i Flamurtarit, Arinaldo Rrapaj që prej dy sezonesh aktivizohet rregullisht me Flamurtarin. Presidenti Halili deklaroi dy ditë më parë se Brenda 10 ditësh do të bëhen zyrtarizimet e para në merkato./newsport/