Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika është i bindur se ekipi i tij do të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës ndaj Partizanit, ndërsa shprehet se e di prej menatlitetit se Tirana do të luaj seriozisht deri në ndeshjen e fundit. Në prononcimin për Pressing, Lika thekson se ndaj Vllaznisë është bërë një masakër me penalltitë e padhëna dhe sot ekipi do të ishte në të tjera kushte.

“Uroj kampionatin për Tiranën. Së bashku me Kukësin kanë qenë më të mirët, por Tirana gaboi më pak dhe me meritë është aty ku është. Ne po bëjmë më të mirën për veten tonë”.

Presidenti Halili u shpreh se do luajnë seriozisht- “Ky është lajm pozitiv, nuk prisja diçka tjetër se e njoh mentalitetin e Tiranës. Ata do luajnë për fitore dhe pastaj futbollit nuk i dihet”.

Vllaznia- “Jemi rritur në aspektin fizik, por jo çdo gjë është në dorën tonë. Kemi qenë nga ato ekipe që kemi qenë më të dëmtuar se të tjerët pas pandemisë”.

Ndeshja me Partizanin- “Edhe Partizani e ka si finale, por kam parë rritje graduale të ekipit dhe jam optimist. Kam besimin se do të dalim me rezultat pozitiv që do të thotë tre pikë. Partizani është ekip shumë i mirë dhe ne nuk na lejohet rezultat tjetër”.

Arbitrimi- “Vllaznisë i mungojnë tetë penallti dhe shtatë kanë pasur ndikim në rezultat. Është diçka dashakeqe dhe po të mos ishte bërë kjo masakër do ishim në tjera pozita”, u shpreh Lika. /VipSportLika: E di që Tirana do luaj seriozisht, me penalltitë na është bërë masakër/vipsport/