Ka munguar qe prej ndeshjeve europiane, megjithate tashme duket se eshte gati per te luajtur. Sulmuesi brazilian Victor Da Silva prej disa ditesh ka nisur stervitjen me ekipin dhe eshte i gatshem per te luajtur.

Madje, ne miqesoren e para pak diteve ndaj Tiranes, ai eshte aktivizuar per disa minuta ne pjesen e dyte. Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse stafi teknik beson shume ne aftesite e tij.

Megjithate lojtari brazilian ka qene edhe i pafat sepse ka patur jo pak demtime, te cilat e kane penalizuar ne ecurine e tij. Da Silva eshte nje element shume i rendesishem per Vllaznine, megjithate pritet me shume prej tij.

Ai i dha Kupen e Shqiperise Vllaznise ne finalen ndaj Skenderbeut me golin e shenuar prej tij dhe ne Shkoder shpresojne qe te jete percaktues edhe ne finalen e se shtunes ndaj Teutes./SHKODRA-SPORT.COM/