Drejtoria Teknike pranë Federatës Shqiptare të Futbollit u bën me dije të gjithë trajnerëve se në muajin dhjetor do të nisin rinovimet e licencave për ata të cilët zotërojnë UEFA PRO, UEFA A dhe UEFA B. Procesi i rinovimit të licencave do të zhvillohet nga data 18 dhjetor 2023 deri më 23 dhjetor 2023.
Të gjithë trajnerët të cilët kanë këto licenca duhet të paraqiten në Shtëpinë e Futbollit për të kryer rinovimin e licencave në këto data:
– UEFA B 18-19 dhjetor 2023
– UEFA A 20-21 dhjetor 2023
– Uefa Pro 22-23 dhjetor 2023
Tarifat e regjistrimit për rinovimin e licencës së trajnerit janë si më poshtë:
– Licenca Uefa B – 5.000 lekë
– Licenca Uefa A – 7.000 lekë
– Licenca Uefa Pro – 10.000 lekë
Pagesa kryhet pasi t’u jetë dërguar fatura përkatëse.Drejtoria Teknike në FSHF dëshiron të sqarojë të gjithë trajnerët që kanë në zotërim një nga këto tre licenca se procesi i rinovimit është i detyrueshëm dhe se licenca nuk do të jetë më e vlefshme nëse nuk është e rinovuar. Për t’u regjistruar aplikuesit duhet të dërgojnë në adresën drejtoria.teknike@fshf.al këto dokumente:
– Fotokopje e ID ose e Pasaportës;
– Fotokopje të licencës;
– Numër kontakti.