Alfred Mensah dhe Randy Dowmfour janë dy lojtarët që duket se do rinovojnë me Skënderbeun.

Dyshja bëri paraqitje të mirë sezonin e shkuar, me drejtuesit në Korçë që kanë ofruar rinovimin e kontratave për dy ganezët.

Sulmuesi Mensah ka qenë titullar te bardhekuqtë, me trajnerin Memelli që ka besuar te aftësitë e tij. Edhe mesfushori Randy ka qenë në lartësinë e duhur, duke u aktivizuar në disa pozicione.

Tanimë korçarët janë duke ndërtuar skuadrën e re, duke rinovuar me disa nga emrat e sezonit të shkuar.