Luhatjet e rezultateve të kohëve të fundit nuk kanë ndryshuar mendimin te klubi i Napolit se Rino Gatuzo duhet të rinovojë kontratën aktuale.

Klubi shpresonte që firma në marëveshjen e re që lidh teknikun me klubin të hidhej brenda 2020, por me sa duket ajo do të shtyhet për fillimin e vitit të ri, ku shpresohet të jetë zgjidhur çdo detaj për të cilët palët nuk kanë ende dakordësi.

Sipas mediave italaine, avokatët që përfaqësojnë Gatuzon, nuk kanë pëlqyer disa klauzola në marrëveshjen që i ka propozuar klubi, sidomos sa i përket çështjes së të drejtave të imazhit. Kështu, klubi duhet të rishkruajë disa pjesë të marrëveshjes, në kontratën që presidenti De Laurentis e ka mbushur si zakonisht me klauzola nga më të ndryshmet për të qenë i mbrojtur në çdo eventualitet.

Megjithatë, parimisht ekziston dëshira nag dy palët për zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2023, me Gatuzon i cili do të përfionte një rrogë prej 2 milionë eurosh në sezon, gjysëm milioni më shumë se sa përfiton aktualisht tekniku.

Një temë që është ende në diskutim e sipër është ajo e stafit të trajnerit, pasi ky i fundit dëshiron që bashkë me të, të rinovojnë edhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa klubi kërkon të ketë mundësinë që të zgjedhë emra të tjerë nëse e sheh të arsyeshme presidenti De Laurentis. /vipsport/