Rafa Leao, nuk ka dyshim, prej rreth dhjetë ditësh duket si një person tjetër. Dhe gjysmëfinalet kundër Interit mund të jenë në një farë mënyre kufiri i fundit për të ardhmen e tij. Tema, nuk ka nevojë të thuhet, është gjithmonë ajo e rinovimit të kontratës.
Në mes janë dy detaje: distanca e pagesës, pasi Leao kërkon 7 milionë në vit, ndërsa Milani ka arritur 6 plus bonuset – dhe mbi të gjitha, çështja e zakonshme e dëmshpërblimit ndaj Sportingut të Lisbonës.
Lila, e cila pret të përfitojë 10 për qind nga një shitje e ardhshme e mundshme e Leaos, ka çdo interes që Leao të mos lirohet si lojtari i lirë dhe kjo, së bashku me apelin e humbur në Gjykatën Federale zvicerane, do ta çonte klubin francez drejt pagesës të të gjithë dëmshpërblimit ndaj Sportingut për një shifër në masën e 20 milionë eurove.
Nga kjo situatë lind përshpejtimi i kuqezinjve në javët e fundit dhevullneti, aspak i fshehur, për tëzgjidhur çështjen e rinovimit përpara derbit të dyfishtë tëChampions-it. Duke parë edheintervistat e fundit të Leaos, optimizmi në radhës e Milanit është më se i kuptueshëm.