...
HomeBASKETBOLLRiparohet parketi i pallatit të sportit "Qazim Dervishi"

Riparohet parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi”

Parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” është riparuar në pjesët ku ai ka shfaqur probleme. Kompania e cila ka realizuar punimet e këtij pallati, ka bërë disa ndrhyrje në pjesët e dëmtuara të parketit duke bërë që ai t’i rikthehet sipas tyre gjëndjes së mëparshme. Pas shumë akuzave e sigurisht kundërakuzave e diskutimesh mës palëve qoftë të kompanisë por dhe drejtuesve të pallatit të sportit, se prishja është bërë me qëllim apo është shkatkuar nga lagështira, është gjetur një zgjidhje e ndërmjetme.

Kompania që ka fituar dhe tenderin për rikonstruksionin e pallatit ka realizuar disa ndërhyrje duke mbyllur me beton, pjesët anësore të pallatit, pra në ëmnyrë që parketi të mos krijojë sërish hapje në dy anët e tij. Ndërkohë në pjesën ku ka patur ngritje të tij, është përdorur një gozhdim i tij, duke bërë që ai  sipas kompanisë të jetë sërish funksional. Natyrisht një investim i tillë, i realizuar me punime cilësore duket qartë që nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Por siç mësohet kjo ndërhyrje është bërë për ditën e martë ku Vllaznia do të luajë në këtë pallat, ndeshjen e dytë të Ligës Ballkanike, ku do të presë ekipin e Mornarit të Tivarit. Do të jetë kjo ndeshje, ku pallatit do ti bëhet edhe vëzhgimi nga drejtuesit e Ligës Ballkanike, që do të përcaktojë më pas dhe se çfarë do të bëhet me parketin e pallatit të sportit.

Anton ZALLI

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.