Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj ka arritur sonte edhe fitoren e dytë në kampionat. Ajo ka luajtur në Vlorë ndeshjen e rradhës ndaj Flamurtarit vendas dhe ka fituar me rezultatin 87-61. Ka qenë një fitore e cila nuk ka qenë shumë e vështirë për t’u arritur. Basketbollistë e Vllaznisë e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund duke e mbyllur atë me 26 pikë diferencë.

Në fakt, kuqeblutë më shumë sesa mendjen tek ndeshja me Flamurtarin, kanë dashur ta shfrytëzojnë këtë takim si përgatitje për sfidën e së martës me ekipin Mornar të Tivarit, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën Ballkanike. Ajo do të luhet në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe pavarësisht se kemi të bëjmë me një takim shumë të vështirë, shkodranët do të kërkojnë të marrin fitoren.
© shkodrasport.com