U zhvillua sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit Workshop-i me klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2019-2020.

Ky workshop organizohej nga sektori Lincensimeve në FSHF për të trajnuar dhe orientuar klubet mbi hapat që duhet të ndjekin për këtë proces në lidhje me pesë kriteret e përcaktuara nga UEFA, duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ dhe ligjor që duhet të përmbyllen deri më 28 Shkurt 2019. Kriteri financiar, që është edhe pika më e rëndësishme në dhënien e lincensës, duhet të përfundojë brenda datës 31 Mars 2019.

Drejtuesi i sektorit të Licensimeve Eduard Gjini informoi klubet në lidhje me risitë e këtij procesi për sezonin e ardhshëm futbollistik dhe ju bëri me dije se sektori i Licensimeve do të zhvilloj takime dypalëshe me të gjithë klubet kandidate për të parë situatën e tyre dhe për ti asistuar sëbashku me ekspertët në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar.

Ne kete takim ka marre pjese edhe perfaqesuesi i KF Vllaznia, administratori Suad Lici. Ai eshte mesuar me detyrat qe duhet te plotesoje klubi qe ai drejton per te plotesuar keto kushte ne menyre qe te licensohet teksa pritet qe Vllaznia sezonin e ardhshem te luaje ne Superlige.