Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJRishfaqet dopingu edhe në Serinë A, lojtari brazilian del pozitiv

Rishfaqet dopingu edhe në Serinë A, lojtari brazilian del pozitiv

Kthehet dopingu edhe në Serinë A. Pas testeve të fundit, ka rezultuar pozitiv edhe një nga futbollistët e Kaljarit, braziliani Zhoao Pedro, i cili ka përdorur një substancë të ndaluar (idroclorotiazid).

Testi është bërë pas ndeshjes me Sasuolon, e zhvilluar më 11 shkurt. Lojtari i Kaljarit, sapo i është komunikuar ky lajm, është pezulluar nga Kryesia e Kontrollit Anti-doping në Itali. Ende nuk është marrë vendimi në lidhje me masën e pezullimit për këtë lojtar.

Një rast i ngjashëm me atë të Jashanicës së Skënderbeut, por që kosovari është kapur në një ndeshje të Europa League, pasi për kontrolle në kampionatin shqiptar as që bëhet fjalë. / Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments