Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLRISIA/ Dy arbitra shkodranë marrin stemën e FIFA-s për vitin 2026. Paradoksi?...

RISIA/ Dy arbitra shkodranë marrin stemën e FIFA-s për vitin 2026. Paradoksi? Asnjëri nuk është i kolegjiumit të Shkodrës

Dy arbitra shkodranë janë “graduar” dhe që prej ditës së djeshme mbajnë tashmë stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për Jena Malën dhe Albano Stolaj. Ky i fundit do të jetë arbitër ndërkombëtar për futsall, ndërsa Mala do të jetë asistente e FIFA-s.

Por ajo që të vjen keq është se të dy këto arbitra nuk përfaqësojnë kolegjiumin e Shkodrës. Stolaj ka vite që jeton bashkë me familjen e tij në kryqytet dhe si rrjedhojë është pjesë e kolegjiumit të Tiranës. Pjesë e këtij kolegjiumi prej disa kohësh është bërë edhe Mala e cila është spostuar të jetojë atje.

Institucioni i futbollit botëror ka zyrtarizuar stemat e reja për këtë vit dhe në total nga Shqipëria do të jenë 21 arbitra që do të quhen “ndërkombëtar” dhe mes tyre janë tashmë edhe dy shkodranë, por për fat të keq asnjë i kolegjiumit të Shkodrës.

Pyetja që lind në këtë rast është: A nuk ka arbitra cilësorë ky kolegjium apo janë faktorë të tjerë që vendosin? Ne sigurisht që kemi dilemat tona, megjithatë për momentin po hezitojmë t’i bëjmë të ditura.

Po kush janë arbitrat e tjerë që do të mbajnë stemën ndërkombëtare për vitin 2026? Tek meshkujt pritej të kishte një ndryshim, por në fakt nuk ka ndodhur kështu sepse arbitra kryesorë të FIFA-s do të jenë sërish Enea Jorgji, Eldorian Hamiti, Juxhin Xhaja dhe Florian Lata.

Tek asistentët do të jenë Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Erind Burgu, Marjus Qose, Denis Rexha, Mario Shazivari, Ilir Tartaraj dhe Arber Zalla. Tek femra, kryesore me stemën ndërkombëtare do të jenë Emanuela Rrusta dhe Eglantina Pjetrushaj, ndërsa asistente përveç Malës, do të jenë me këtë stemë për këtë vit edhe Edjena Kapxhiu, Koleta Prenga dhe Mirjeta Salla.

Arbitër ndërkombëtarë të futsallës do jenë Stolaj dhe Arlind Subashi, ndërsa për sistemin VAR me këtë stemë do të jenë Enea Jorgji, Juxhin Xhaja, Kreshnik Barjamaj dhe Emanuela Rrusta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments