Botërori 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite, ndërsa kalendari mbetet akoma për t’u zyrtarizuar. Tashmë ka filluar të flitet për faktin, që mund të zhvendoset në janarin e vitit 2035. Një ndryshim ky për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Vetë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka lënë të kuptohet se industria e futbollit duhet të jetë mendjehapur për ndryshimet. Duke kujtuar kështu Botërorin e Katarit, atëherë ka shumë gjasa që të jetë një tjetër Botëror në dimër.

“The Athletic” ka kujtuar faktin se muaji i shenjtë i Ramazanit është nga data 11 nëntor 2034 deri në 10 dhjetor 2034. Ky mund të kthehet në shkak, që Botërori të zhvendoset.

Në rast se ky ndryshim do të aplikohet, atëherë do të përkthehej në revolucion për sezonin në fjalë. Të gjithë do të duhet të përshtaten për kalendarin e kompeticionit më të rëndësishëm.