Vllaznia duket se eshte perfshire ne nje proces transformimi total dhe kohet e fundit kane pesuar shume ndryshime, si ne strukture, por edhe ne menyren e funksionimit te klubit.

Nje risi qe pritet te aplikohet shume shpejt eshte ajo e publikimit te te gjitha kontratave te futbollisteve por edhe i shpenzimeve te tjera te Vllaznise, ne faqen web te klubit.

Procesi ka nisur dhe brenda nje kohe te shkurter, ky do te jete nje realitet. Nje gje te tille e ka bere te ditur presidentja e klubit, njekohesisht kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi. Ne intervisten e saj per TV1 Channel, ajo eshte shprehur:

“Ajo që do të jetë risi mendoj, do të vazhdojmë të kemi një komunikim të vazhdueshëm me publikun përmes faqes ëeb të klubit Vllaznia, ku do të kemi mundësinë që këto shifra për të cilat po flasim, të jenë të aksesueshme për të gjithë.

Kontratat janë individuale por janë të mirëditura për të gjithë pse jo. Ne kemi bërë të mundur që përmes një komunikimi të vazhdueshëm ku jam angazhuar edhe unë personalisht, administratori është angazhuar, Këshilli Mbikëqyrës është angazhuar, për të parë të gjitha kontratat të cilat janë me indikator performance”- eshte shprehur zj.Ademi.

Ky do te jete ne fakt maksimumi i transparences sepse Vllaznia jo vetem i deklaron te plota rrogat e futbollisteve ne organet tatimore e shteterore, ndryshe nga shume ekipe te tjera, por tashme keto rroga e kontrata do te publikohen edhe ne faqen e klubit./SHKODRA-SPORT.COM/