Dita e sotme ka patur nje moment shume interesant per Vllaznine e futbollit te femrave. Ne fund te stervitjes, futbollistet dhe pjestaret e stafit teknik jane mbledhur ne qender te fushes dhe me nje torte ne duar, i jane drejtuar Megi Doçit.

Kjo e fundit, siç kemi bere te ditur, sot ka festuar 24 vjetorin e lindjes dhe ky pervjetor nuk mund te kalonte pa u festuar ne kampin shkodran.

Sulmuesja e njohur ka marre urimet e te gjitheve, por ne fakt dita e sotme ka qene e mbushur edhe me urime te tjera per te, permes telefonave dhe rrjeteve sociale.

Ne fakt, ne po veçojme njerin prej tyre, ate qe i ka bere kolegia e skuadres te Vllaznia, pikerisht kapitenia e kombetares shqiptare Albina Rrahmani.

“Gezuar ditelindjen makina e shenimit te golave”- ka shkruar ajo. Dhe ne fakt Doçi eshte vertete nje makine golash sepse ka shenuar me shume se te gjitha te tjerat jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne bote, ne dy vitet e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/